Këngëtarja amerikane Selena Gomez thuhet se mund t’i thotë “po”-në fatale të zgjedhurit të saj, producentit muzikor Benny Blanco, këtë fundjavë.

Konkretisht, në profilin e saj në Instagram, Rare Beauty, Gomez ndau një video të një tavoline plot me grim, syze dielli të zeza, një çantë dore argjendi dhe një celular ku luhej kënga "Pick It Up" nga Cardi B. Ajo shtoi mbishkrimin në video: "Unë gjithë fundjavën".


Ky postim shkaktoi thashetheme se ceremonia e dasmës mund të zhvillohej pikërisht këtë fundjavë, pasi shumë e interpretuan mesazhin si një njoftim delikat të përgatitjeve për ditën e madhe.

Foto: Selena Gomez/InstaStory

Mediat amerikane tashmë po spekulojnë se dasma do të zhvillohet në Kaliforni, ku si të ftuar përmenden modelja e famshme Paris Hilton dhe aktori Martin Short. Edhe pse ende nuk është konfirmuar, ka spekulime se midis të ftuarve mund të jetë edhe shoqja e ngushtë e Gomez, Taylor Swift.

Selena nuk e fshehu emocionin e saj as dy javë më parë, kur u shfaq në emisionin e njohur "The Tonight Show with Jimmy Fallon", së bashku me Steve Martin dhe Martin Short. Kur u pyet për përgatitjet e dasmës, ajo u përgjigj me një buzëqeshje: "Është e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur. Gjithçka po shkon mirë. Jam shumë e emocionuar."

Steve Martin më pas bëri shaka, "Jam i sigurt që ftesat tona do të vijnë një ditë", gjë për të cilën Selena konfirmoi me të qeshur se ata ishin ftuar.



Martin Short shtoi një koment duke thënë: "Jemi të gjithë me të vërtetë të emocionuar sepse e duam këtë zonjë dhe e duam të fejuarin e saj Bad Bunny", megjithëse ai qartësisht po bënte shaka duke e ngatërruar Benny Blanc me reperin e famshëm.

Si kujtesë, Selena Gomez dhe Benny Blanco u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar, dhe pas një feste beqarie muajin e kaluar, shumë besojnë se dasma dy-ditore do të zhvillohet këtë muaj në resortin luksoz Montecito në Kaliforni. /Telegrafi/