Selena Gomez dhe Hailey Bieber shmangin një takim të sikletshëm në tapetin e kuq pas kritikave të këngëtares ndaj gruas së Justin Bieber

Selena Gomez dhe Hailey Bieber u gjendën rastësisht në të njëjtin event në Los Angeles, vetëm disa orë pasi këngëtarja 33-vjeçare kishte bërë komente të ashpra për gruan e Justin Bieber.
Të dyja morën pjesë në Galën e Muzeut të Akademisë 2025, duke tërhequr vëmendjen e mediave me paraqitjet e tyre glamuroze dhe me shmangien e kujdesshme nga njëra-tjetra në tapetin e kuq.
Selena, ish-e dashura e Justin-it, mbërriti vetëm pak çaste përpara Hailey-t. Këngëtarja dhe aktorja e “Only Murders in the Building” u shfaq e veshur me një fustan elegant të zi dhe shoqërohej nga bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco, në paraqitjen e tyre të parë publike pas martesës, shkruan DailyMail.

Çifti u martua muajin e kaluar në një ceremoni intime ku mori pjesë edhe mikja më e ngushtë e Gomez, Taylor Swift.
Nga ana tjetër, Hailey, 28 vjeçe, mahniti me një fustan me korse dhe detaje sateni, por këtë herë pa bashkëshortin e saj, Justin Bieber, i cili mungoi në event.

Ajo u shoqërua nga mikja e saj e ngushtë, Kendall Jenner, me të cilën pozoi për disa foto përpara se të ndaheshin për pozat individuale.
Pavarësisht tensioneve të përfolura ndër vite mes dy grave, të cilat kanë ndarë një histori të përbashkët me këngëtarin e “Peaches”, të dyja ruajtën profesionalizmin dhe shmangën çdo kontakt të drejtpërdrejtë në mbrëmje. /Telegrafi/






























































