LAJMI I FUNDIT:

Sela: Pas ngjarjeve në fshatin Siniçan fshihet biznes bashkësia e BDI-së

Sela: Pas ngjarjeve në fshatin Siniçan fshihet biznes bashkësia e BDI-së

“Nuk do të lejojmë t’i hakmerret kryetarit të Bogovinës dhe qytetarëve të Siniçanit, për atë se dikush ka dashur të bëjë biznes me hidrocentralin në të njëjtin vend ku qytetarët dëshirojnë të marrin ujë të pijshëm”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në lidhje me ngjarjet në Siniçan të Bogovinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, qytetarët në Maqedoninë e Veriut e kanë të qartë se gjyqësia është politizuar por risia është se shteti tani po bëhet shtet policor.

“Është skandaloze prokurori t’i japë urdhër policisë që të lejojë qytetarët e Bogovinës të punojnë dhe të sigurojnë ujë të pijshëm ndërsa ata edhe sot e kësaj dite me urdhrin e Agim Nuhiut, ministër i Punëve të Brendshme, akoma rrinë atje, edhe pse banorët e Siniçanit gjatë gjithë natës kanë qëndruar atje për ta mbrojtur të drejtën e tyre të ndarë edhe nga gjyqësia. Ky duhet të jetë alarm për të gjithë qytetarët për të gjitha institucionet të cilat akoma besojnë në demokraci për të parandaluar tendenca të tilla dhe dukuri të shtetit policor. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar të bëj gjithçka për respektimin e ligjeve në këtë shtet”.

“Prandaj pas gjithë kësaj pune fshihet edhe bashkësia e biznesit e funksionarëve të BDI-së, të cilët në vend se të punojnë, pasi e kanë marrë mandatin për sigurimin e kushteve minimale për jetesë në të gjithë rajonin e Pollogut, ata merren me punë të tilla”, deklaroi Sela.

Njëherësh ai theksoi se edhe Tetova për dy javë në kohë pandemie dhe në kohë të së nxehtit të madh është pa ujë të pijshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori