LAJMI I FUNDIT:

Sela: Nuk kthehemi në Qeveri, por në politikë nuk ekziston “jo” (Video)

Sela: Nuk kthehemi në Qeveri, por në politikë nuk ekziston “jo” (Video)

Në intervistën e së dielës për Radio Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela shprehu mendimet e tij në lidhje me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve,kohën dhe rrethanat e miratimit dhe mundësinë për kthim të ASH-së në Qeverinë e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetares se pse ky ligj duke mos qenë pjesë e prioriteteve reformatore është shpejtuar të miratohet dhe ka nxitur reagime të fuqishme në publik, duke u nisur nga mënyra e miratimit të tij, por edhe në lidhje me përmbajtjen e tij, Sela tha se sendet nuk janë ashtu siç mundohet të prezantohen në publik dhe se nuk është e vërtetë që ligji është miratuar pa debat publik, duke shtuar se në vitin 2008 janë sjellur mbi 100 ligje, ndër të cilët edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve pikërisht nga ana e aktorëve të njejtë politik të cilët tani i kundërvihen ligjit dhe kërkojnë debat publik.


“Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të sillej që në vitin 2004, kur duhej të përmbyllet korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit, pra kemi vonesë prej 14 vitesh. Ky ligj është shumë i rëndësishëm për popullin shqiptar në Maqedoni dhe mendoj se nuk duhet të ndahet si pjesë e reformave ose jo”, tha Sela.

Si përgjigje për pyetjen nëse ka mundësi të shohim ASH-në përsëri si pjesë e Qeverisë, Sela tha se nuk beson që do të ekzistojë mundësi e tillë, sepse bëhet fjalë për dinjitet.

“Asnjëherë nuk kemi lejuar dikush të tallet me ne, nuk do të lejojmë përsëri. Por, në politkë kurrë nuk ekziston Jo, por nga ana tjetër, në rrethana të këtilla jo”, përfundoi Sela./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori