LAJMI I FUNDIT:

Sela bisedon me ambasadoren Galloway: Flasin për gjendjen politike në vend

Sela bisedon me ambasadoren Galloway: Flasin për gjendjen politike në vend

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka zhvilluar bisedë online me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Shkup, Rachel Galloway.

Sipas njoftimit të ASH-së, gjatë këtij takimi, Sela me ambasadoren Galloway kanë folur për situatën politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ballafaqimi me pandeminë i kësaj Qeverie me shëndetin publik të qytetarëve, si dhe sfidat për ta tejkaluar gjendjen e vështirësuar ekonomike e qytetarëve kanë qenë shqetësimet të cilat Kryetari Sela i ka shprehur Ambasadores Rachel Gallowey”.

“Kryetari Sela e ka informuar Ambasadoren Gallowey edhe për qëndrimin e ASH të shprehur për formimin e Qeverisë së zgjeruar e cila do të ishte gjithëpërfshirëse për t’u ballafaquar edhe me pandeminë, por edhe me problemet politike pas Vetos Bullgare për fillimin e hapjes së negociatave me BE-në, me arsyetimin se kjo veto mund të sjellë pasoja politike të cilat në një kohë krize ekonomike të shkaktuar nga Pandemia do të ishin të papërballueshme për qytetarët e RMV”.

“Kryetari Sela ka falënderuar ambasadoren e Britanisë së madhe znj. Rachel Gallowey për kontributin e sai edhe të Britanisë së madhe në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor, reformave ne drejtësi si dhe zhvillimit ekonomik të vendit, si parakushte për ta demokratizuar vendin dhe institucionet drejt vlerave perëndimore”, thuhet në fund të njoftimit të ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori