LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen qindra kilogramë barna ilegale nga Inspektorati Farmaceutik i MSH-së

Sekuestrohen qindra kilogramë barna ilegale nga Inspektorati Farmaceutik i MSH-së
Foto: Ilustrim

Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, pas inspektimeve ad-hoc të kryera mbrëmjen e kaluar në tre subjekte farmaceutike private ka sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale.

“Pas marrjes së informatës nga Njësie Hetuese e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, se në një subjekt (garazh) privat dyshohet se ka barna ilegale, IF ka organizuar tre ekipe inspektorësh dhe me asistencë të Policisë së Kosovës ka kryer inspektimet në vendet e dyshuara për mbajtje të barnave ilegale. Gjatë inspektimit, inspektorët kanë gjetur qindra kilogramë barna ilegale të grupeve të ndryshme farmaceutike.


Po ashtu, janë gjetur barna pa banderola, por me hyrje të rregullta (leje për autorizim), si dhe barna me banderola të Serbisë, etj”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjitha këto barna janë evidentuar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik dhe me to do të procedohet sipas legjslacionit në fuqi.

Inspektorati Farmaceutik mbetet i përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive të tij, me qëllim që në tregun farmaceutik të Kosovës të qarkullojnë produkte të sigurta për përdorim të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori