LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i drogës në Lipjan, Ambasada amerikane: Fitore e madhe për sundimin e ligjit  

Sekuestrimi i drogës në Lipjan, Ambasada amerikane: Fitore e madhe për sundimin e ligjit  

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të djeshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona. Sekuestrimi erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Më tej thuhet se aksionit i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.


Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro
Lexo po ashtu Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit  global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.

Ndryshe, një ditë më parë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar shtatë persona.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti mbrëmë në një konferencë për media bëri të ditur se më 3 maj ka pranuar informacion se një dërgesë e dyshimtë që destinuar për Kosovën ndodhet në një port italian.

Mehmeti theksoi se është arritur marrëveshje me autoritetet italiane që e njëjta ngarkesë të përcillet nga institucionet e sigurisë të këtyre vendeve dhe Shqipërisë.

“Institucionet e këtyre shteteve kanë pasur komunikim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo ngarkesë në Kosovë ka arritur më 15 maj dhe e njëjtë është ndalur në parkingun e biznesit të dyshuar. Kjo ngarkesë është mbikëqyrur gjatë gjithë kohës. Të dyshuarit kanë filluar të tërheqin ngarkesën e dyshuar të narkotikëve me ç’rast kanë ndërhyrë njësitet special të policisë së Kosovës”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Mehmeti thotë se substancat narkotike ishin paketuar në 400 pako dhe të njëjtat dyshohet se ishin nisur nga Brazili.

“Substanca narkotike ishte e kamufluar me pako të ngjashme si lloje të ndryshme të mishit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se janë në kërkim edhe persona tjerë të dyshimtë si të përfshirë në këtë rast.

“Aktualisht janë shtatë të arrestuar, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Mund të ketë edhe tjerë”, tha Samedin Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori