LAJMI I FUNDIT:

Sektori privat shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Sektori privat shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Të enjten në Prishtinë do të mbahet konferenca e Nivelit të Lartë e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë(BE) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”.

Shpend Balija drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, tha se për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.


Sipas tij, ky dokument i cili do ti dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë. Ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

“Është hera e parë që investitorët evropian dalin me barrierat që ata ndeshen që përcillen me një rekomandim se çka duhet të bëhet”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK. /Telegrafi/