LAJMI I FUNDIT:

Sektori i bujqësisë me kamatat më të larta për kredi

Sektori i bujqësisë me kamatat më të larta për kredi

Norma mesatare për kredi aktualisht në Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është në masën 6.8 për qind, këto të dhëna janë në raportin për sistemin financiar, për muajin maj.

Sipas BQK-së normën më të lartë të kredive vazhdojnë ta kenë ata të cilët marrin për investime në sektorin e bujqësisë që shkon në 8.4 për qind.

“Norma në kredi 6.8 për qind,kurse për ekonomitë familjare 7.2 për qind, për kredi konsumuese 7.3 për qind, për kredi hipotekare 5.8 për qind, për ndërmarrje 6.4 për qind kurse për kredi bujqësore 8.4 për qind”, thekson raporti i BQK-së shkruan Telegrafi. /Telegrafi/