LAJMI I FUNDIT:

Sektori bankar rritet me 10.9%

Sektori bankar rritet me 10.9%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), se gjatë periudhës tremujore (TM1 2017), sektori bankar u karakterizua me rritje të përshpejtuar të aktivitetit kreditues me 10.9 për qind, kryesisht si rezultat i lehtësimit të kushteve të kreditimit nga ana e bankave dhe rritjes së kërkesës për kredi.

“Rritja e kreditimit vazhdon të financohet qëndrueshëm nga depozitat e mbledhura brenda ekonomisë së vendit, të cilat në këtë periudhë shënuan një rritje vjetore prej 9.3 për qind:, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë


Sipas këtij raporti norma mesatare e interesit në kredi në mars 2017 u zvogëlua në 7.0 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita shënoi rritje në 1.0 për qind.

“Norma e kredive joperformuese vazhdoi të përcjellë trend rënës, duke zbritur në 4.5 për qind në deri në mars 2017, përderisa edhe treguesit tjerë të shëndetit financiar vazhduan të qëndrojnë në nivele të kënaqshme.

Me rritje të aktivitetit u karakterizuan edhe segmentet tjera të sistemit financiar, si sektori pensional, sektori i sigurimeve dhe sektori mikrofinanciar. Për sa i përket performancës, sektori pensional realizoi kthim nga investimet dukshëm më të lartë se periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raporti, transmeton RTKlive.

Po ashtu edhe sektori mikrofinanciar dhe sektori i sigurimeve u karakterizuan me rritje të profitit në mars 2017 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
/Telegrafi/