Seks dieta shkrin kilogramët: Kur humbni peshë pranë partnerit dhe kur grumbulloni shtresa dhjamore?
Seks dieta bën mrekulli, thonë studiuesit! Nuk ndikon te çdo partner njësoj, mirëpo edhe ju mund të përpiqeni që në dashuri të humbni më shumë kilogramë sesa fitoni
A është seksi “shpenzues” mjaft i fuqishëm i energjisë që të mund ta konsiderojmë bile edhe si njëfarë ushtrimi fizik, i cili do të na ndihmojë që të humbim tepricën e kilogramëve?
Hulumtimet tregojnë që te femrat e reja, të shëndetshme dhe seksualisht aktive çon në shpenzim të 3,6 kalori në minutë, gjë që është rreth 50 për qind e energjisë së shpenzuar gjatë stërvitjeve me intensitet të mesëm, transmeton Telegrafi..
Pra, a është pikërisht kjo arsyeja e vërtetë, cila është situata te meshkujt dhe cila sjellje me partnerin e ri ju shton kilogramët apo ju shkrin dhjamin dhe ju humbë kilogramët që i keni pasur?
Megjithatë, argëtimi me një partner të ri mund të rrezikojë me të vërtetë vijën tuaj të hollë.
Nëse ai ka shprehi më pak të shëndetshme të të ngrënit, nëse ndaloni të shkoni në palestër për të pasur kohë më shumë për të të dashurin tënd, nëse gjatë vakteve nuk kujdeseni sa hani, ose – edhe më keq – hani aq sa ai, depozita yndyrore rriten me shpejtësi rrufe!
Sidoqoftë, “dietë seksuale” gjithashtu mund të bëjë mrekulli për linjën tuaj. Pjesërisht, kjo i atribuohet faktit se kemi marrëdhënie seksuale më të shpeshta, më të gjata dhe më pasionante me një partner të ri dhe konsumimi i kalorive nuk është i papërfillshëm.
Sidoqoftë, hulumtimi i ri na jep një pasqyrë edhe më të mirë se çfarë ndodh me metabolizmin tonë kur jemi në një marrëdhënie të re, të lumtur dhe pasionante.
Një fluks i tillë i serotoninës, hormonit të lumturisë, është i lidhur drejtpërdrejt, tregojnë studiuesit, me humbjen e peshës. Serotonina dërgon një sinjal në tru për të filluar metabolizmin në mënyrë që depozitat e yndyrës të shndërrohen shpejt në energji lëvizëse.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ju duhet të harroni programin tuaj të fitnesit në momentin që dashuroheni. Pavarësisht sa jeni të lumtur, pesha juaj ndikohet edhe nga hormonet e tjera, dieta, ushtrimet fizike.
Ndërsa, nëse nuk e keni gjetur akoma partnerin e shpirtit, mos ngurroni të përdorni mënyra të tjera për të rritur nivelet e serotoninës, qumështi ose thjerrëzat janë ushqime të pasura me triptofan. Në këtë mënyrë, ju gjithmonë fitoni, edhe nëse peshorja nuk tregon peshën tuaj ideale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën