LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i martesës së lumtur të Mbretëreshës dhe Princit Philip (Foto)

Sekreti i martesës së lumtur të Mbretëreshës dhe Princit Philip (Foto)

Sot Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip e festojnë 70 vjetorin e martesës së tyre.

Dhe, një person i afërt me familjen ka sugjeruar se qeshja është sekreti prapa martesës së tyre të gjatë e të lumtur, transmeton Telegrafi.


Biografja mbretërore Ingrid Seward, e cila është shfaqur në ‘Loose women’ për të diskutuar rreth përvjetorit të çiftit mbretëror, ka thënë se ata dy ndajnë një sens të mahnitshëm të humorit – duke shtuar se në veçanti Mbretëresha është tejet komike.

Çifti mbretëror ishte martuar në nëntor të vitit 1947, dhe së bashku kanë katër fëmijë; Princin Charles, Princin Andrew, Princin Edward dhe Princeshën Anne.

Ingrid, e cila ka qenë duke shkruar për familjen mbretërore për mbi 30 vjet, thotë se qeshja gjithmonë ka qenë në zemër të martesës së tyre. /Telegrafi/