LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i flokëve të Miralem Pjanic, futbollisti i ka besuar klinikës së Cristiano Ronaldos

Sekreti i flokëve të Miralem Pjanic, futbollisti i ka besuar klinikës së Cristiano Ronaldos
(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Miralem Pjanic iu nënshtrua një transplanti flokësh vitin e kaluar dhe me postimin e fundit në Instagram, ai njoftoi se mund ta falënderojë Cristiano Ronaldon dhe klinikën e tij Insparya për flokët e shëndetshme.

Boshnjaku ka shpërndarë një video në profilin e tij, në të cilën flet për përvojën në klinikën e speryllit portugez dhe tregon se e kishte vizituar dy muaj më parë.

“Kam biseduar me mikun tim Cristiano Ronaldo, i cili më siguroi të vij këtu dhe të punoj me këta njerëz të mrekullueshëm, kështu që jam shumë i lumtur”, ka thënë ai në video.

Videoja duket se është realizuar para fillimit të trajtimit dhe futbollisti tregon se mezi priste fillimin e trajtimit: “Unë i besoj Insparyas, klinikës së Cristiano Ronaldos”.

Mesfushori e ka kryer në fshehtësi trajtimin e mbjelljes së flokëve, por menjëherë pas ndryshimit të modelit të tij të njohur, fansat e kanë marrë me mend se për çfarë bëhet fjalë.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Ronaldo hapi klinikën e parë të specializuar në transplantin e flokëve në vitin 2020 në Madrid dhe falë suksesit në këtë biznes, në vitin 2021 e hapi një tjetër në Marbella.

Në shtator të vitit të kaluar, portugezi u mburr se “mbi 40.000 njerëz kanë ndryshuar tashmë jetën e tyre falë Insparya”, dhe një prej klientëve të kënaqur duket të jetë edhe Pjanic. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori