Bëhet fjalë për jogën e syve, duke mbajtur kokën drejt, filloni duke përplasur qepallat. Merri frymë thellë dhe zhvendosni bebet e syve në skajin sa më djathtas, sa më të majtë, pa u sforcuar Pastaj, lart dhe poshtë. Ushtrimi duhet përsëritur afërsisht 10 herë, në fillim ngadalë, pastaj shpejtë.
Sy të kuq dhe dhimbje koke? Kush lexon, shkruan apo shikon shumë televizor, e ka provuar se ç’janë këto dhimbje. Zhvillimi teknik ka bërë që të shtohen shkaqet për të vuajtur nga sytë. Fëmijë që luajnë me orë të tëra me lojëra elektronike, studentë që lexojnë gjatë sezoneve më shumë se kurrë dhjetëra faqe duke kulluar sytë mbi dispensa të shtypura si mos më keq, të rritur që punojnë në kompjuter apo që për orë të tëra në darkë nuk i ndajnë sytë televizorit. Dhe së fundi, një numër i madh miopësh që dorëzohen në dyert e mjekëve okulistë, duke marrë prej tre receta apo numra syzesh optike.
Sipas mjekësisë tradicionale, nuk mund të shërohet miopia dhe sëmundje të tjera të syrit. Por a është e vërtetë kjo? Në Kinë mendojnë ndryshe: në shumë ndërmarrje dhe shkolla, dy herë në ditë, studentë, punëtorë dhe nëpunës ndalojnë punën për një çerek ore dhe nën tingullin e një muzike çlodhëse, kryejnë, të gjithë së bashku, ushtrimet e dixhitodepresionit. Autoritetet shkencore të Pekinit nuk kanë dyshim: metoda vlen për të shmangur problemet pamore. Dhe ka mjaft studime që tregojnë se si gjimnastika pamore mund të përmirësojë dhe shumë madje, cilësinë pamore dhe pse kush është miop mbetet i tillë. Ushtrimet nuk bazohen vetëm mbi një numër lëvizjesh. Për të shfrytëzuar sa më shumë mundësinë e gjimnastikës pamore, duhet të jesh i qetë.
Sipas mjekëve, duke folur për miopinë është harruar që të parit është një proces shumë më i ndërlikuar që fillon në sy por mbaron në tru. Studiuesit kanë arritur në përfundim që të konvergjosh për një kohë të gjatë shikimin mbi një libër apo ekran kompjuteri, si bëjnë studentët, shkaktohet miopia. Po atëherë përse jo të gjithë studentët, fëmijët apo të tjerët, nuk bëhen miopë? Përse ndër piktorë apo artizanët, rastet e miopisë janë më të rralla?
Me sa duket, këto profesione nuk janë aq shumë nën stres. Duhet ditur që miopia varet edhe nga gjendja psikofizike e përgjithshme. Njerëzit miopë e dinë nga përvoja që shikimi i tyre ndryshon sipas ditëve. Shikimi zakonisht keqësohet pas një dite të rënduar pune në tryezën e punës; pas një periudhe stresi; gjatë një sëmundjeje; kur je i trishtuar. Në të kundërt, përmirësohet, kur je i çlodhur, i qetë dhe i gëzuar. Për fat të keq, kushtet e mirëqenies nuk janë aq të shumta. Por të mirat e tyre mund të krijohen. Dhe janë pikërisht ushtrimet e të parit të cilat mund të qetësojnë sytë tanë dhe muskujt e syve por edhe baraspeshojnë sistemin nervor. Në të vërtetë, miopia duket se është e lidhur në një farë mënyre me stresin. Edhe ushtrimet duhet të jenë të tilla që të largojnë tensionet. Një sistem shumë i mirë për të shmangur tensionet e syrit është ndërprerja e veprimtarisë të paktën çdo orë, për të bërë masazhin e fytyrës. Ndërsa pas punës, mund të bëhen ushtrimet e dhëna. Përse të fërkohet fytyra?
Psikanalistët mendojnë se po të arrihet të fërkohen mirë muskujt përreth syve, mund të shmangim shtrëngimet dhe shikimi do të përmirësohej menjëherë. Por meqë dihet se muskujt e syve nuk mund të arrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë atëherë bëhet vetëmasazhimi i fytyrës, sidomos në zonën përreth syve.
Por nga Lindja mbërrin edhe joga për të parit. Sforcimi i muskujve të syve, mund të mënjanohet nëpërmjet lëvizjeve. Lëvizjet e shpejta dhe të vrullshme janë të dëmshme sepse nuk lejojnë çlodhjen e muskujve.
Çfarë bëni kur keni dhimbje koke dhe stomaku? Pa e ditur përse, vini njërën dorë në vendin ku ju dhemb. Bëhet fjalë për një lëvizje kaq të natyrshme sa që ka mundësi të mos e keni pyetur asnjëherë veten për arsyen e vërtetë. Thjesht e bëni pa dashur. Pa dyshim që të gjithë zotërojnë një burim të fshehtë të mirëqenies në pëllëmbë të duarve dhe pse dikush mund të ketë një fuqi më të madhe se të tjerët. Pëllëmbët e duarve, janë zona në të cilat grumbullohet dhe përqendrohet energjia elektromagnetike. Njëra prej funksioneve të saj është edhe qarkullimi i gjakut. Mund të nxitet flusi i gjakut në çdo pjesë të trupit duke vënë thjesht dorën. Kjo vlen edhe për sytë. Duhet të fërkohen duart njëra me tjetrën. Kështu, ato ngrohen dhe pastaj vihen mbi sytë duke i dhënë energji syve të mbyllur pa ushtruar trysni.
10 sekrete për të ruajtur sytë
Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto 10 rregulla, mund të lexoni si ata.
1. Kurrë shumë afër. Mos i ulni sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani.
2. Ruani pjerrësinë e tastierës (skrivanisë). Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
3. Këmbët në tokë. Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.
4. Dritë natyrale sa më shumë. Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji.
5. Është më e mirë llampa e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llambat sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke.
6. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.
7. Shmangni fotokopjet. Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha.
8. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë.
9. Shpërqendrohu. Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.
10. Shikohuni në pasqyrë. Nëse keni pranë jo dritaren, por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here.
Masazhi i fytyrës: Fërkoni lehtë me mollëzat e gishtërinjve pjesën e sipërme të syve pastaj të poshtme. Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundës, rrëshqisni gishtat për nga ana e jashtme. Përsëriteni ushtrimin për të paktën dhjetë herë.
Dixhitopresioni: Vini gishtat e mëdhenj mbi tëmtha dhe gishtërinjtë e tjerë mbi ballë. Pastaj vini treguesit pak më poshtë se tëmthat dhe gishtat e mëdhenj nën mjekër dhe fërkojeni shumë herë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë gabim t’iu bërtitni fëmijëve për nota të ulëta – më mirë aplikoni këto metoda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Kaia Gerber duket se po largon një nga tatuazhet e saj
Rikthehen xhinset e ngushta: Si t'i vishni dhe ‘rrëmbeni’ vëmendjen
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?