Është më se e vërtetë: meshkujt e sotëm e kanë hedhur tashmë tej tabunë e kujdesit për bukurinë e tyre dhe pretendojnë të kenë pamje të jashtme sa më të këndshme. Kështu duke u ndihmuar jo vetëm nga produktet e ndryshme kozmetike por edhe përmes një rruajtjeje të saktë të fytyrës, ata kanë filluar të zotërojnë lëkurë gjithnjë e më të butë, pa puçrra dhe zona të thata.
Sipas statistikave rreth 89% e meshkujve vazhdojnë të preferojnë brisqet e ndryshëm për mjekrën dhe mustaqet, ndërsa vetëm 11% e tyre përdorin makinat elektronike. Njëkohësisht rezulton se rreth 40% e meshkujve përdor në masë të gjerë produkte për fytyrën. Por cilat janë vallë sekretet për të pasur një rruajtje sa më të saktë të saj?
Lloji i lëkurës
Hapi i parë ka të bëjë me gjetjen e llojit të lëkurës dhe të qimeve që mund të ketë një mashkull. Për këtë ai duhet të shikohet me kujdes në pasqyrë dhe të ndjekë ecurinë dhe pasojat e rruajtjes për çdo ditë.
• Nëse lëkura juaj shkëlqen në pjesën e hundës dhe në ballë por në faqe është e thatë, atëherë keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme.
• Nëse lëkura juaj duket fiziologjike, nuk shkëlqen por nuk duket as e thatë, atëherë keni lëkurë normale.
• Nëse lëkura juaj është e thatë, e prirë që të shqitet në copa të vogla, atëherë keni lëkurë të thatë.
Hapi i dytë që duhet të ndërmerrni ka të bëjë me gjetjen e llojit të qimeve që keni në fytyrë.
• Nëse ato janë tepër të dendura, në ngjyrë të errë, të egra dhe ridalin pak orë pasi jeni rruar, atëherë keni "mjekër" (qime) të fortë.
• Nëse qimet e mjekrës janë të dendura, të zeza ose kafe, disi të ashpra dhe mjafton që të rruheni çdo mëngjes për të qenë në formë të mirë për 24-orëshin e ardhshëm, atëherë padyshim që keni qime me fortësi mesatare.
• Nëse qimet e juaja janë të dendura, por kanë edhe hapësira mes tyre, nuk janë të egra dhe nuk rriten shpejt, atëherë keni qime të buta.
Zgjedhja e produkteve
Në përputhje me llojin e lëkurës dhe të qimeve mund të zgjidhni produktet e duhura për rujtje sikurse edhe metodën e përshtatshme.
• Nëse lëkura muaj është e yndyrshme ose e përzier është më mirë që të rruheni me briskun klasik të rrojës dhe rrallë të përdorni makinën elektrike.
Në këto lloj lëkure është e këshillueshme që të përdoren produkte për kujdesin e fytyrës në formë xheli dhe jo shkume. Por kështu duhet të përdoret edhe "after shave" (pas rrohjes) në formë xheli.
• Nëse lëkura juaj është normale, mund të përdorni si briskun tradicional ashtu edhe makinën elektrike të rrojës. Por, nga seria e produkteve të pas rrojës është e këshillueshme që të shmangni përdorimin e atyre me alkool, të paktën jo përditë. Në vend të tyre mund të përdorni produkte në formë kremi.
• Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme mund të përdorni gjithnjë makinën elektrike dhe më pas, si “after shave”, një nga produktet në formë kremi.
• Nëse keni qime të forta, të cilat rriten shpejt, është e këshillueshme që të kombinoni briskun me makinën. D.m.th. të rruheni çdo mëngjes me brisk,
pasi të keni bërë një shkumë të mirë, ndërsa pasdite përdorni për "freskim" makinën elektrike.
• Nëse qimet tuaja nuk janë kaq të vështira dhe nuk dalin shpejt përdorni vetëm makinën elektrike dhe më pas "after shave" që i kombinon lëkurës suaj.
Veçantitë
Lëkura e meshkujve nuk është e njëjtë me atë të femrave dhe për këtë arsye firmat e ndryshme kanë krijuar dy seri produktesh kozmetike. Pra, është e detyrueshme që të zgjidhni kremra dite ose produkte rruajtjeje që i takojnë serisë mashkullore. Por çfarë e ndryshon lëkurën mashkullore nga ajo femërore?
1. Shtimi në ritme të larta i hormoneve mashkullore gjatë periudhës
së pubertetit krijon terren të përshtatshëm për rritjen në sasi të madhe të qimeve në fytyrën mashkullore. Si rrjedhim lëkura do të humbasë butësinë e dikurshme.
2. Po kështu gjatë pubertetit ka më shumë mundësi për daljen e puçrrave, gjë e cila prish njëtrajtshmërinë e lëkurës.
3. Procesi i "mbushjes" së lëkurës me yndyrë vazhdon deri në moshën 80-vjeçare.
4. Indet e shumta mbrojtëse brenda lëkurës reflektojnë trashësi më të madhe.
Dush skocez
Shumë duhet të kenë dëgjuar për këtë lloj dushi, por nga praktika rezulton se pak e përdorin atë. Ne ju ofrojmë mundësinë të gjithë meshkujve që t’i japin fytyrës së tyre një kënaqësi dhe pamje të mrekullueshme, duke ndjekur këto hapa.
Nëse rruheni gjatë kohës që bëni dush dhe më e butë, ndërsa rruajtja do të bëhet më e thellë. Përveç të tjerash avulli dhe uji i ngrohtë i ushqejnë qimet me lagështirë dhe përmirësojnë gradualisht cilësinë e tyre, sidomos kur keni qime të forta.
Menjëherë më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të ftohtë, i cili do të ndihmojë të mbyllen poret dhe të largohet çfarëdo dëmtimi (çarje etj.) që mund të jetë shkaktuar nga brisku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri