LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Pompeo: SHBA falënderon Kosovën për njohjen e Hezbollahut si organizatë terroriste

Sekretari Pompeo: SHBA falënderon Kosovën për njohjen e Hezbollahut si organizatë terroriste

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka nxjerr një dekret që obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në vend.

Vendimi i Presidentit Thaçi për njohjen e Hezbollahut si një organizatë terroriste ka marr mbështetje edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo në një mesazh në Twitter, tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin përcaktimin e Kosovës të Hezballahut si një organizatë terroriste dhe se u bën thirrje vendeve të tjera të bashkohen me Kosovën.

“SHBA mirëpret përcaktimin nga ana e Kosovës të Hezbollahut si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollah vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, ka shkruar Pompeo, përcjell Telegrafi.

Thaçi shpall organizatat terroriste për vitin 2019
Lexo po ashtu Thaçi shpall organizatat terroriste për vitin 2019

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit, Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkrahje të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, duke dhënë shembull të mirë për tërë rajonin.

“Si pjesë aktive e aleancës botërore kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori