LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Blinken viziton Ukrainën mes tensioneve me Rusinë

Sekretari Blinken viziton Ukrainën mes tensioneve me Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e vazhdon turneun në Evropë me një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku të enjten ai pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelenskiy, kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit, Blinken do të “nënvizojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”.


“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet e vazhdueshme agresive të Rusisë dhe retorikën kundër Ukrainës, përfshirë praninë e rritur të trupave ruse në Krimenë e pushtuar dhe përgjatë kufijve të Ukrainës”, thuhet në deklaratën për shtyp, përcjell Telegrafi.

Deklarata shton se, “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën”.

Në fund të muajit të kaluar, zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Evropian thanë se rreth 150 mijë forca ruse ishin mbledhur përgjatë kufirit të Ukrainës dhe në Krime. Sekretari Blinken pritet të ritheksojë se Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin aneksimin nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Ai pritet të bëjë thirrje për rikthimin e rajonit tek Ukraina.

Ai gjithashtu do t’i bëjë thirrje Rusisë të mbështesë angazhimet e saj sipas marrëveshjeve të Minskut për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Që nga viti 2014, Rusia ka mbështetur separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit. Departamenti i Shtetit tha se sekretari Blinken do të inkurajojë gjithashtu reformat institucionale në Ukrainë, të cilat Departamenti i Shtetit i quajti “çelësi për sigurimin e institucioneve demokratike të Ukrainës, prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euro-atlantike”.

Blinken ka të ngjarë të nënvizojë rëndësinë e mbështetjes ekonomike amerikane për Ukrainën.

“Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës më shumë se 4.6 miliardë dollarë në ndihmë totale, asistencë në fushën e sigurisë dhe nevoja që nuk lidhen me sigurinë”, përfundon njoftimi.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
Kalo në kategori