LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Kievin – ai është takuar me presidentin Zelensky

Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Kievin – ai është takuar me presidentin Zelensky

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar Kievin, sipas një këshilltari presidencial ukrainas.

Ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe pritej të diskutonte kërkesën e vendit për më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan që kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë, 60 ditë më parë – dhe Zelensky e kishte njoftuar vizitën e planifikuar gjatë një konference shtypi në një stacion treni nëntokësor të shtunën.

Është rishfaqur një video e Zelenskyt duke ‘vështruar habitshëm’ Trumpin derisa ky i fundit e sugjeron që të 'zgjidhin problemin' e tyre me Putinin
Lexo po ashtu Është rishfaqur një video e Zelenskyt duke ‘vështruar habitshëm’ Trumpin derisa ky i fundit e sugjeron që të 'zgjidhin problemin' e tyre me Putinin

Zelensky kishte thënë se priste që amerikanët të jepnin rezultate, duke paralajmëruar: “Nuk mund të vini te ne duarbosh sot, dhe ne presim jo vetëm dhurata apo disa lloj tortash, ne presim gjëra specifike dhe armë specifike”.

Presidenti kishte thënë gjithashtu se më shumë armë do të lejonin forcat ukrainase të rimarrin “menjëherë” territoret që janë “të pushtuara përkohësisht” nga trupat ruse.

Putin ka humbur interesin për bisedime, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Putin ka humbur interesin për bisedime, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Duke konfirmuar se takimi kishte ndodhur, këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych i tha një stacioni televiziv ukrainas: “Le të shpresojmë se diçka do të vendoset për ndihmën e mëtejshme.”

Ndërsa Perëndimi ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, Zelenskyy ka theksuar vazhdimisht se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë të rënda, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe aeroplanë luftarakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori