LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan John Kerry uron Maqedoninë për ditën e pavarësisë

Sekretari amerikan John Kerry uron Maqedoninë për ditën e pavarësisë

Sekretari shtetëror amerikan, John Kerry, në emër të kryetarit Barack Obama dhe të popullit amerikan, ka dërguar urime për popullin e Maqedonisë, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në urimin e Kerry-të, mes tjerash thuhet:


”Ky jubile i rëndësishëm u ofron dy vendeve tona mundësi për të menduar për forcën e miqësisë tonë gjatë shekullit të kaluar. Maqedonia ka bërë përparim të madh në zhvillimin e saj, që nga pavarësimi, kurse SHBA-të janë krenare që kanë mbështetur zdo hap të vendit tuaj në këtë drejtim.

Edhe në të ardhmen, SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në tentimet e tanishme për të ndërtuar një shoqëru gjithëpërfshirëse, të përparuar dhe demokratike, që do t’u mundësojë zhvillim të gjithëve në Maqedoni.”/Telegrafi/