LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Do të ketë seancë të jashtëzakonshme për dialogun, duhet ta ndalim Thaçin (Video)

Sejdiu: Do të ketë seancë të jashtëzakonshme për dialogun, duhet ta ndalim Thaçin (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme  të Kuvendit të Kosovës rreth dialogut me Serbinë dhe çështjes së këmbimit të territoreve.

Sejdiu ka thënë se do të ketë seancë gjatë javës së ardhshme, dhe se si opozitë tashmë i kanë nënshkrimet për mbajtjen e kësaj seance.


“Do të ketë seancë, jemi koordinuar me LDK-në e VV-në. Me 40 nënshkrime thirret seanca dhe ne i kemi 40 nënshkrimet, ia kemi dorëzuar nënshkrimet LDK-së e cila po e bënë koordinimin e kësaj teme. Shkëmbimi i territoreve nuk është lojë fjalësh për megja të shtëpive”, u shpreh Sejdiu.

Ai shtoi se qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është që të ndalen veprimet e Hashim Thaçit i cili sipas tij po flet në emër të Kosovës për tema të cilat nuk do të duhej të ndodhnin tash 10 vite pas pavarësisë.

“Do të mundohemi të ndalim përmes votës çfarëdo përfaqësimi që mund ti bëjë Hashim Thaçi Kosovës. Territori i Kosovës edhe me Kushtetutë është i definuar. Kushdo që flet për territor sanksionohet edhe me kod penal”, tha Sejdiu, duke theksuar se është e domosdoshme që opozita të koordinohet.

Sejdiu pati edhe një mesazh për deputetët e pozitës në rast se ata nuk marrin pjesë në këtë seancë.

“Nëse ata nuk vijnë ne seancë atëherë i bie që ata janë pro ndarjes së Kosovës”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se kjo seancë do të jetë hapi i parë i një bashkërendimi opozitar që të ndalet kjo çoroditje  presidenciale.

Shefi i GP-së të PSD-së tutje shtoi se Hashim Thaçi po tenton të na frikësoj me temën e Serbisë, pasi që sipas Sejdiut presidenti Thaçi nuk di temë tjetër që të flasë.

“Ne si PSD propozojmë që kjo shoqëri të dalë nga gracka e z. Thaçi”, tha ai.

Sejdiu ndryshe ka folur edhe për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së dhe procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori