LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: S’do të lejohet të rrënohet ajo që është ndërtuar në Kosovë, Asociacioni s’ka përgjegjësi ekzekutive

Sejdiu: S’do të lejohet të rrënohet ajo që është ndërtuar në Kosovë, Asociacioni s’ka përgjegjësi ekzekutive

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se pavarësisht tensioneve në veri  dhe rrethanave të reja gjeopolitike, nuk do të rrënohet gjithçka që është ndërtuar në Kosovë.

Sejdiu pyeti se pse gjithë ky hezitim në cilësimin e asaj që ka ndodhur në veri.


“Serbia është mësuar me gjëra të tilla dhe se ajo është e gatshme të bëjë gjëra të tilla sërish. Ka instrumente që nuk do të lejojnë të rrënohet e gjithë kjo që është ndërtuar”, tha Sejdiu për Klan News në Shqipëri.

Në procesin e dialogut, Sejdiu tha se “diçka nuk ka ecur”, ndërsa i pyetur për akuzat e kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësve europian, ai tha se “mund të ketë edhe hidhërime të nganjëhershme për çështje që mund të quhen të njëanshme”.

Ai shtoi se duhet të gjendjet një zgjidhje e favorshme për krejt kontinentin.

“Shpesh herë si president kam kërkuar që të ketë intervenim, jo ushtarak, por i sistemit doganor për ta parandaluar një kontrabandë të tillë”, tha ai, duke folur për veriun.

Për Kosovën, Sejdiu tha se është e rëndësishme që dialogu të mos ketë alternativë.

“Duhet të kemi kujdes. Por kjo s’duhet të thotë se duhet të pranojmë gjithçka”, u shpreh tutje.

“Asociacioni nuk ka asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe s’duhet të ketë tendencë për thyerjen e karakterit unitar të shtetit të Kosovës”, deklaroi Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori