LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu prezanton katër pikat kryesore të zhvillimit ekonomik të koalicionit AAK – PSD, tregon arsyet pse u bënë bashkë

Sejdiu prezanton katër pikat kryesore të zhvillimit ekonomik të koalicionit AAK – PSD, tregon arsyet pse u bënë bashkë

Dardan Sejdiu, nga Partia Socialdemokrate (PSD), që është kandidat nga koalicioni AAK – PSD,  në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, në Telegrafi.com ka folur për zgjedhjet e 6 tetorit. Sejdiu tregon arsyet se pse PSD hyri në koalicion me partinë e Haradinajt, programin që e ofron ky koalicion si dhe për partnerët e mundshëm të këtij koalicioni nëse dalin të parët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka treguar se janë një mori çështjesh që kanë ndikuar që këto dy parti të hyjnë në koalicion parazgjedhor.


“Puna që është bërë në Kuvendin e Kosovës, që lidhet me interesin nacional, krijimi i platformës së dialogut me Serbinë, përkrahja e kryeministrit Haradinaj për taksën ndaj produkteve serbe, si dhe çështje të tjera si Ligji për Ushtrinë, kanë sjellë deri te një situatë ku e kanë kuptuar që është e domosdoshme që të bashkëpunojmë dhe të gjejnë rrugë përpara në mënyrë që të bëjnë njëfarë dallimi kapërcimi dhe në zgjedhje të dalim fitues”, ka shtuar Sejdiu.

Sipas tij, Haradinaj ka qenë së bashku me kryeqytetin, me Prishtinën, aty ku qeverisin ata, sa i përket Ligjit të Prishtinës, Pallatit të Rinisë, Sallës Koncertale, dhe temave tjera që tash e 20 vite nuk janë trajtuar fare.

“Janë ndërtuar me Haradinajn ura të komunikimit që kanë sjellë deri te një mirëbesim dhe jemi dakorduar për program dhe çfarë lloj qeverisje na duhet, ku jemi dakorduar kush nuk duhet të jetë në qeverisje nëse ne qeverisim”, ka thënë Sejdiu.

Ai më tutje ka thënë se ky koalicion kanë qenë të parët që kanë vepruar dhe e kanë prezantuar programin në mënyrë të shkruar.

“Haradinaj në mënyrë konkrete i ka prezantuar 100 pikat që në mënyrë konkrete që janë pjesë e planit tonë”, ka theksuar Sejdiu.

Ai më tutje ka thënë se kur bëhen programe, ka kompromis, sepse sipas tij, lehte është më mbajt pozicion në distancë e me u ofendu.

“Kompromisi jonë në këtë program ka qenë i lidhur me autostradën e Dukagjinit, e që i bie se autostrada e Dukagjinit është diçka që duhet të bëhet, sepse na lidhet me tri – katër elemente fundamentale në zhvillim ekonomik por duhet të gjendet mënyra e duhur e financimit”, ka shtuar Sejdiu.

Dardan Sejdiu në intervistë në Telegrafi.com, foto: Ridvan Slivova
Dardan Sejdiu në një intervistë në Telegrafi.com (foto: Ridvan Slivova)

Sejdiu ka thënë se në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe papunësisë, Kosova është vendi me deficitin më të madh tregtar.

“Më shumë para qesim prej këtu se sa që hyjnë. Për atë kemi këtë papunësi. Nga ajo që importojmë 70 për qind është ushqim, duhet luftuar këtë import të madh, duke ndërtuar industri që zëvendësojnë këto importe. Më anë të fondit zhvillimor të përkrahim dhe subvencionojmë industrinë e përpunimit të ushqimit dhe këtë ta lidhim deri te bujku”, ka shtuar ai.

Më tutje Sejdiu ka thënë se një sektor që sipas tij, po shënon rritje të madhe e që duhet të mbështetet është sektori i Teknologjisë Informative (IT).

“Një sektor që po rritet me së shumti është sektori i eksportimit të shërbimeve, dhe ne kemi identifikuar cilët janë shtytësit kryesor të kostove në këtë industri, si psh kosot fikse, qeraja dhe pajisje me infrastruktur teknologjike. Fondi zhvillimor investon në këtë aspekt”, ka shtuar ai.

Sejdiu ka theksuar se pjesë tjetër me rëndësi të madhe është energjia, ku sipas tij duhet të ndërtohet një industri që sillet rreth burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efiçencës së energjisë.

“Nën katër janë minierat, ku me fond zhvillimor duhet të investohet në Trepçe. Trepça është përfundimisht në ligj. Trepça tash ka kapacitet absorbues financiar dhe duhet me anë të një fondi të ivestojmë në Trepçë. Katër shtylla që ne investojmë për me kriju vendeve të punës duke zevendësu eskportet me importe”ka theksuar Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për taksën, dialogun dhe Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori