LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: AKR është nën presion të madh

Sejdiu: AKR është nën presion të madh

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, ka thënë se vendimi i Kushtetueses që kryeparlamentari t’i takojë fituesit të zgjedhjeve, nuk ishte vendimi i duhur.

“Çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit besoj se ishte vendim i padrejtë dhe i pabazuar në demokraci dhënë nga Gjykata Kushtetuese që të marrë kryeparlamentarin ai që fiton zgjedhjet. Që nga fillimi, kam kritikuar që nuk duhej të merrej aktgjykimi në atë formë, tash duhet ta respektojmë atë vendim”, ka thënë ai.


Sejdiu që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “topi mbetet te koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN)” dhe se ata duhet të tregohen të përgjegjshëm.

“Atë ditë është parë që dy orë ka pasur mungesë të një numri të madh të deputetëve, është mos respekt dhe një njollë e zezë për Kosovën”, shton ai.

Sipas tij, PAN duhet ta konsiderojë largimin e Kadri Veselit nga kandidatura për postin e kreut të Kuvendit.

“Nuk është puna e tërheqjes por është puna a ka mbështetje në Kuvend. Nëse shumica nuk po e do një person ta udhëheq Kuvendin, nuk mund të detyrohen”, shtoi Sejdiu.

Ai ka folur edhe për ofertën e koalicionit PAN, që do të ndryshonin Kadri Veselin si emër të mundshëm për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër.

“Nuk ishte ofertë serioze. Unë besoj që ajo është si fjalia “a po do edhe në deti me të çue”; me ta zgjedh kryeparlamentarin ashtu si edhe Qeverinë kur nuk i ke numrat. Në seancën e kaluar u vonuan se nuk patën mbështetje, kur u hodh në votë shtyrja e votimit për dy orë u pa qartë që nuk e kanë mbështetjen, as në atë votim më të thjeshtë. Nëse premtimet për vota janë të njëjta si ato paraprake, nuk e di në çka janë të bazuara”, thotë ai.

Sejdiu shtoi partia e tij ka pasur shumë presione dhe kërkesa në kohën kur po flitet për krijimin e institucioneve.

“Ne jem çelësi. Presioni dhe kërkesat janë drejt nesh. Por jemi goxha të fortë dhe kemi qëndruar ndaj presionit”, ka thënë nënkryetari i AKR-së. “Kemi treguar që nga fillimi se nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me PDK”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori