LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Pako për rimëkëmbje duhen edhe në të ardhmen, digjitalizimi është resursi që duhet ta kapitalizojë Kosova

Sejdiu: Pako për rimëkëmbje duhen edhe në të ardhmen, digjitalizimi është resursi që duhet ta kapitalizojë Kosova
Dardan Sejdiu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në intervistë për Telegrafin

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se digjitalizimi dhe bota digjitale është resursi të cilin duhet ta kapitalizojë Kosova.

Sipas tij, digjitalizimi është e ardhmja, duke shtuar se pakot për rimëkëmbje duhet të jenë edhe në të ardhmen.


“20 vitet e fundit kanë qenë vite ku ndryshimi i pronësisë, pra privatizimi, ka definu politikat zhvillimore! Këtij koncepti për zhvillim, i është bashkangjitur edhe ideja që me taksa të ulëta e treg të hapur si “domosdoshmëri” tërhiqen investimet private (nga jashtë ishte parulla) që ngrisin produktivitetin. Taksat e ulëta e tregu komplet i hapur ishin “joshja” për ata që kishin blerë ose mendonin ta blinin pronën publike! Zhvillimi s’ka ndodhur! Paradigma e re që na duhet është në botën e ekonomisë digjitale, meqë burimet tona natyrore, kur ka pas edhe logjikë ekonomike e financiare, por edhe kur bota ka qenë analoge, nuk kemi pas njohuri e vullnet me i eksploatu! Tash është vonë”, shkruan Sejdiu.

Ai tha se “është e qartë që ne nuk duhet ta bazojmë zhvillimin tonë në resurse të cilat do të jenë “outdated” pas 10 vitesh!”

“Digjitalizimi dhe bota digjitale është resursi qe duhemi me kapitalizu! Kjo është e ardhmja, këtë duhet me e ndjek dhe me fitu! Pakot për rimëkëmbje duhet të jenë edhe për të ardhmen”, shkruan Sejdiu. /Telegrafi/