LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Mjekët po migrojnë, t’i motivojmë që të japin kontributin në vendin e vet

Sejdiu: Mjekët po migrojnë, t’i motivojmë që të japin kontributin në vendin e vet

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, thotë se viti që lëmë pas për këtë institucion dhe sistemin shëndetësor në vend ka qenë vit i suksesit, pasi janë bërë investime të shumta në shumë klinika me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët.

Sejdiu në një intervistë për KosovaPress, ka folur për investimet që kanë bërë, furnizimin me barna të listës esenciale, furnizimi me aparatura dhe për planet që kanë për vitin që sapo kemi hyrë.


Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thotë se gjatë vitit që e kemi lënë pas janë realizuar dy projekte të rëndësishme, siç është trajtimi i infarktit akut në dy orët e para dhe strock center apo trajtimi i infarktit në tru.

Sejdiu thotë se këto dy projekte janë tejet të rëndësishme për jetën e pacientëve.

“Trajtimi i infarktit akut në dy orët e para është një projekt të cilin nuk e kanë të gjithë në rajon, është projekt shumë i rëndësishëm për popullatën dhe për pacientët tanë, ku shihen rezultatet në terren shumë jetë janë shpëtuar, shumë procedura janë kryer, rreth 3 mijë e 500 intervenime janë bërë procedura invazive, mbi 330 intervenime në zemër në Kardiokirurgji dhe të gjitha këto flasin që mund të themi që është vit historik sa i përket këtyre dy projekteve, të cilat e kanë rëndësinë e vet të veçantë”, thotë ai.

Kreu i ShSKUK-së thotë se gjatë vitit 2019 nuk ka ndodhur asnjëherë të përballen me mungesë të barnave të listës esenciale, e në këtë sipas tij, ka ndikuar digjitalizimi i shërbimit farmaceutik.

“Futja e softuerit dhe digjitalizimi i shërbimit farmaceutik, na ka mundësuar që të kemi një planifikim më të mirë, një monitorim dhe kontroll të barnave të cilat hyjnë në ShSKUK dhe kjo ka rezultuar që të kemi një furnizim të kënaqshëm, bile edhe krijim të stoqeve për fillim vitin 2020”, thotë Sejdiu.

Sejdiu thotë se gjatë vitit 2019 janë bërë investime të shumta në furnizimin e klinikave me aparaturë.

E krejt ky investim, ai shton se ka ndikuar që të këtë shërbime më cilësore për pacientët dhe të cilat janë më pak të kushtueshme.

Ai tregon se mbi 6 milionë euro kanë investuar në aparaturë në të gjitha klinikat e QKUK-së, ndërsa përmend se një vit më parë kanë pasur investime rreth 3.5 milionë euro.

I pari i ShSKUK-së ka folur edhe për ligjin e pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, për të cilin ligj thotë se ka qenë mjaft i mirë për mjekët dhe infermierët.

Sipas tij, rritja e pagave do të ndikonte që të ndalej migrimi i mjekëve, pasi që do të kishin motiv për të punuar në vendin e tyre.

“Qysh ditën e parë kur ka hyrë në fuqi ka qenë një lajm shumë i mirëpritur edhe për institucionin tonë, po edhe për stafin që punon, sepse motivimi i stafit dhe ngritja e këtyre pagave vërtetë është gjëja më e mirë që mund të ndodh kur është fjala për mjekët dhe infermierët. Mandej ka qenë që me akte nënligjore, me amendamente të rregullohet çështja e profilizimit që nuk ka ndodhur me këtë pako, mirëpo kthimi në pikën zero që mjekët të mos paguhen me një pagë dinjitoze që edhe e meritojnë, mendoj që nuk është e dobishme, sepse në këtë fazë qysh janë edhe regjioni edhe krejt bota shihet që mjekët migrojnë, do të thotë është një investim shumë i gjatë, është një nevojë shumë e madhe dhe tash shihet që nevoja për mjekë në Evropë, në Gjermani është mjaftë e madhe dhe rruga më e mirë është që ne t’i motivojmë që të japin kontributin në vendin e vet”, thotë ai.

Gjithashtu, Sejdiu thotë se gjatë vitit 2019, kanë investuar edhe në spitalet regjionale, për çka thotë se do të vazhdojnë edhe gjatë vitit që sapo kemi hyrë.

Sejdiu ka folur edhe për planet që i kanë për vitin 2020, ku tha se do të vazhdojnë t’i avancojnë të gjitha shërbimet, të përfundojnë projektet të cilat veç kanë filluar dhe ngritjen e shërbimeve të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori