LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Jemi pro ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit

Sejdiu: Jemi pro ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Sejdiu ka thënë se PSD është për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është e vërtet që kjo parti ka ndryshuar qëndrim sa i përket ndërtimit të autostradës.

Ai ka thënë se zona e Dukagjinit dhe sidomos Gjakova është vendi nga ku gjithmonë ka funksionuar industria e ushqimit.

Sipas tij me këtë autostradë do të bëhet zëvendësimi i importeve që shkojnë në këtë zonë.

Sejdiu ka kritikuar edhe Albin Kurtin pasi sipas tij është jo logjike që autostrada do të dëmtojë peizazhet e asaj zone, por sipas tij do të ndodh e kundërta./Telegrafi/