Sejdiu fajëson gjyqtarët për humbjen

“Ndeshjet e këtilla i vendosin detajet. Ne nuk ditëm t’i shfrytëzojmë rastet tona në pjesën e parë dhe më pas pjesa e dytë pati rrjedhë krejt tjetër”, tha trajneri i Trepçës ’89, Gani Sejdiu, për Zërin.
“Ne erdhëm për të mos pësuar humbje, por nuk arritëm ta realizojmë objektivin tonë, ngase hasëm në një referim tendencioz, i cili është për keqardhje”, shtoi ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/09/2013



















































