Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për shkuarjen në balotazh në gjashtë Komunat e Kosovës.
Sejdiu, përpos që u shpreh i bindur për fitoren në Prishtinë, ai theksoi se fitore të sigurt kanë edhe në Prizren, Dardanë, Gjilan e Podujevë.
“Në Prizren do të jemi fitues dhe më në fund Prizreni do të shkëputet nga kthetrat e PDK-së”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se diskutimet për bashkëpunime do të bëhen pas balotazhit, duke theksuar se kanë përkrahje nga kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku.
Nënkryetari i LVV-së, më tej ka theksuar se qytetari në garën për balotazh e ka më të lehtë të zgjedh mes dy opsioneve.
“Në Podujevë dhe Gjilan shanset janë reale për fitore. Dardana me Qëndron Kastratin si kryetar do të ecë mirë”, tha Sejdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251