LAJMI I FUNDIT:

“Secili me liqenin e vet”, libri më i ri në librarinë “Dukagjini”

“Secili me liqenin e vet”, libri më i ri në librarinë “Dukagjini”

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka botuar librin më të ri, “Secili me liqenin e vet”, nga autori maqedonas Nenad Joldeski.

“Secili me liqenin e vet” është libri i dytë i kolanës “Effugium”, i mbështetur nga Creative Europe.


Ky libër i përbërë nga 14 tregime, është një përmbledhje historish të vogla që burojnë nga absurditeti i jetës dhe i përgjigjen gjendjes melankolike të autorit/narratorit, i cili është në kërkim konstant të kuptimit ekzistencial të qenies njerëzore.

“Secili me liqenin e vet” është një ndërthurje mes fiksionales dhe reales, historive personale dhe kolektive, temave të mëdha dhe të vogla etj., që si emërues të përbashkët e kanë mënyrën minimaliste të shkrimit.

Ky libër është fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, për vitin 2016.

Libri është përkthyer nga Salajdin Salihu, i cili është profesor i letërsisë në Universitetin e Tetovës. Ai është përkthyes i mirënjohur nga maqedonishtja dhe serbishtja në shqipen. Disa nga veprat që ka përkthyer janë: Izet Sarajlić – “Kënga Sarajevase e luftës”; Predrag Lučić – “Azizi ose Dasma që e Shpëtoi Perëndimin”; Amir Bashović – “Shajni nga vendi i sermtë” etj. Po ashtu, Salihu ka përkthyer edhe poezi të shumta nga shkrimtarë, si: Tin Ujević, Ćamil Siarić, Josif Brodsky, Czeslav Milosz, Zbignjev Herbert, Danilo Kiš, Marko Vešović etj.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori