LAJMI I FUNDIT:

Secila pjesë e trupit e kryen një funksion – por për çfarë shërben kërthiza?

Secila pjesë e trupit e kryen një funksion – por për çfarë shërben kërthiza?

Përderisa qerpikët jua mbrojnë sytë, mushkëritë ju mundësojnë të merrni frymë dhe çdo pjesë tjetër e trupit – brenda e jashtë – është duke e kryer ndonjë detyrë të veten, kërthiza vetëm rrinë aty për të mbledhur garza.

Megjithëse është e vërtetë se kërthiza ka kryer funksion shumë të rëndësishëm para se të keni lindur, as tani nuk është krejtësisht e panevojshme, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se çfarë forme ka kërthiza juaj, me siguri se nuk e përdorni atë në baza të rregullta ditore.

Sidoqoftë, nëse veç keni studiuar anatomi, mjekësi apo ndonjë fushë të ngjashme, ju mund ta vëreni se kërthiza shërben si pikë qendrore nga e cila ndahet abdomeni në katër pjesë: pjesa e epërme e djathtë, pjesa e epërme e majtë, pjesa e poshtme e djathë dhe pjesa e poshtme e ulët.

Kërthiza mund të shërbejë edhe për hapje për kirurgji laparoskopike, e cila mund t’ju kursejë që të mos ju mbetet shenjë diku tjetër në abdomen.

Nëse merreni me joga apo me pilate, me siguri e dini se kërthiza mund të referohet edhe si qendër e balancimit apo qendër e gravitetit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori