LAJMI I FUNDIT:

Seat Leon Cupra me 513 kuaj-fuqi, arriti shpejtësinë prej 300 kilometra në orë në autostradat gjermane

Seat Leon Cupra me 513 kuaj-fuqi, arriti shpejtësinë prej 300 kilometra në orë në autostradat gjermane

Gjenerata e tretë e modelit të Seat Leon ka çliruar tërë forcën e saj në autostradat e Gjermanisë, që janë pa kufizim të shpejtësisë.

Volkswagen Golf R është padyshim hatchbaku fantastik për vozitje, por çmimi i tij për shumëkënd është i lartë dhe për alternativë kanë modelin e ri të Seat Leon Cupra, transmeton Telegrafi.


Cupra tani është një markë në vete, dhe Leon i fuqishëm është një model të cilit entuziastët i kushtojnë vëmendje të veçantë.

Megjithatë, edhe modeli i gjeneratës së tretë mund të befasojë këndshëm, veçanërisht nëse ka “kaluar nga duart” e kompanive me përvojë që merren me modifikimin e veturave.

Shembulli më i mirë është Seat Leon Cupra 280, që ka arritur shpejtësinë fantastike në autostradat e Gjermanisë që nuk kanë kufizim shpejtësi, që e filmoi revista AutoTopNL.

Në versionin bazik, Leon Cupra 280, një model i ardhur në treg në vitin 2014, fuqizohet nga një motor 2 litërsh TSI turbo që zhvillon 276 kuaj-fuqi. Megjithatë, shembulli në video është i modifikuar dhe tani prodhon 513 kuaj-fuqi.

Nuk ka detaje për modifikimin, përveç se punën e ka bërë kompania gjermane KolbenKraft. Falë përmirësimeve, shpejtësia maksimale është rritur nga 250 në 300 km/h.

Për hir të krahasimit, Volkswagen Golf R 20 Years Edition (Mk8), i cili është edhe Golfi më i fuqishëm në histori, arrin shpejtësinë maksimale të kufizuar në mënyrë elektronike në 270 km/h.

Në videon e postuar në YouTube, Leon Cupra përpiqet të arrijë numrat “magjikë” dhe përshpejton sa herë që është e mundur, pas disa tentativave treguesi arriti në 300 km/h dhe më pas mesa duket e kapërceu atë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Drejtori shpjegoi bukur: Klientët e Aston Martin nuk duan motorë me gjashtë cilindra, duan më shumë!

Drejtori shpjegoi bukur: Klientët e Aston Martin nuk duan motorë me gjashtë cilindra, duan më shumë!

Auto
Siguria në komunikacion: Cili vend në veturë është më i sigurti për transportin e një fëmije?

Siguria në komunikacion: Cili vend në veturë është më i sigurti për transportin e një fëmije?

Auto
Më shumë se 900 mijë vetura të reja në BE

Më shumë se 900 mijë vetura të reja në BE

Auto
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Mërgimtari nga Zvicra sjell në Gjilan shumë vetura luksoze, në mesin e tyre Bugatti Veyron e cila kushton 1.5 milion euro

Mërgimtari nga Zvicra sjell në Gjilan shumë vetura luksoze, në mesin e tyre Bugatti Veyron e cila kushton 1.5 milion euro

Golf ndan imazhe të modelit të ri GTI

Golf ndan imazhe të modelit të ri GTI

Auto
Kalo në kategori