LAJMI I FUNDIT:

Seancë e re gjyqësore për organizatorët e 27 prillit

Seancë e re gjyqësore për organizatorët e 27 prillit

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të vazhdoj gjykimi për “Organizatorët e 27 Prillit’. Gjykimi për këtë lëndë është akoma në fazën e dëshmive.

Në seancën e fundit u dëgjuan më shumë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakievski.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Villma Ruskoska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat për transport dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.