LAJMI I FUNDIT:

Seancat gjyqësore pa monitorimin e kamerave, juristët thonë se kjo i ndihmon manipulimet

Seancat gjyqësore pa monitorimin e kamerave, juristët thonë se kjo i ndihmon manipulimet

Pallati i Drejtësisë dhe gjykatat mbikëqyren 24 orë me kamera, por e njëjta gjë nuk po ndodh me seancat gjyqësore.

Dy dekada pas luftës seancat nuk regjistrohen me video dhe audio incizim por vetëm me transkript të bisedës e proces verbal.


Sipas avokatit Arianit Koci, prania e kamerave do të përmirësonte sistemin e drejtësisë.

“Prania e kamerave do ta ngriste disiplinën në gjykata dhe eventualisht do ta pamundësonte ndonjë keqpërdorim nga ana e prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve dhe të pranishmëve të tjerë në seanca. Çdo gjë do të ishte me transparente. Prej 22 vitesh janë thithur fonde të shumta për sistemin e drejtësisë por ende nuk është krijuar infrastruktura elementare për të regjistruar me video dhe audio seancat gjyqësore. Unë mendoj se kjo dikujt mund t’i ketë konvenuar pasi që sa më e madhe të jetë mos transparenca ka më shumë hapësirë për keqpërdorime”, deklaroi Koci për RTV Dukagjinin.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) që bën monitorimin e seancave gjyqësore e sheh të nevojshme vendosjen e kamerave për monitorim të seancave gjyqësore.

Yll Zekaj thotë se incizimet e tyre në disa raste kanë shërbyer për të prishur vendimet e gjykatave themelore.

“Ka ndodhur që në procesverbale është pasqyruar tjetër gjendje nga ajo që është zhvilluar në seancë. Ne gjatë monitorimeve tona kemi hasur raste të tilla dhe përmes video incizimeve në disa raste kemi prishur vendimet gjyqësore”, deklaroi Zekaj përcjell Telegrafi.

Këshilli Gjyqësor miraton rregulloret e funksionimit të gjykatave.

Pavarësisht interesimit të RTV Dukagjinit, Këshilli Gjyqësor nuk ka treguar se kur mund të fillojë implementimi i vendosjes së kamerave në sallat ku mbahen seanca gjyqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori