LAJMI I FUNDIT:

Seanca vazhdon në ora 16:30

Seanca vazhdon në ora 16:30

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila edhe ashtu ka filluar me vonesë, pas ndërprerjes do të vazhdojë në ora 16:30.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Media e Parlamentit të Kosovës.


“Me kërkesë të iniciuesit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shkon në pauzë deri në orën 16:30”, thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe, ndonëse me vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohej për ekipin negociator që do ta përfaqësonte Kosovën në dialogun me Serbinë, ajo u ndërpre për shkak të mospajtimeve.

Në këtë seancë kanë munguar partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vazhdimi i seancës së ndërprerë pritet të vazhdoj në orën 16:30.

Isufi ka thënë se ndërprerja e kësaj seance është bërë pasi liderët politik janë në konsultime të vazhdueshme.

“Në orën 16:30 pritet të vazhdoj seanca. Arsyet e kësaj pauze kohore janë ngase liderët politik janë në konsultime”, ka thënë Isufi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori