LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për rastet ‘Llaskarca’, ‘Monstra’ dhe ‘Trajektorja’

Seanca të reja për rastet ‘Llaskarca’, ‘Monstra’ dhe ‘Trajektorja’

Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët ‘Llaskarca’, ‘Monstra’ dhe ‘Trajektorja’.

Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të këtij vitit dhe ku humbën jetën 16 persona ndodhet në procedurë dëshmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Darko Jakimovski.

Për këtë aksident të akuzuar janë gjashtë persona. I akuzuar i parë është pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, vijon përgjegjësi i transportit Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit të aksidentuar Manoill Trifunovski. Këta të tre akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Nga ana tjetër të akuzuarit e mbetur Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të punësuar në stacionin për kontroll teknik, ngarkohen për veprën penale “bashkëveprim në të njëjtin akt”.

Gjykimi ‘Monstra’ që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtari Ognen Starvrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndërsa, më herët hetimet për këtë vepër i zhvilloi Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Edhe gjykimi për procedurën e përzgjedhjes së ndërtimit të autostradës Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër ‘Trajektorja’ ndodhet në procedurë dëshmuese kurse gjyqtar është Goran Boshevski ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Lile Stefanova.

Rasti është kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski dhe ish-zëvendësministri, Vladimir Peshevski si dhe ish-drejtori i NP ‘Rrugët e Maqedonisë’, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori