LAJMI I FUNDIT:

Seanca për votimin e Projektbuxhetit mbahet të dielën 

Seanca për votimin e Projektbuxhetit mbahet të dielën 

Seanca e sotme filloi me propozimin që të dielën, të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të votohej Projektligji për buxhetin e Kosovës të vitit 2018.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës.


Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje, kryetari Veseli tha se seanca për votimin e Projektbuxhetit do të mbahet të dielën, më 10 dhjetor në ora 15:00.