LAJMI I FUNDIT:

Seanca nis me shqetësimin e mishit të prishur nga Belgjika

Seanca nis me shqetësimin e mishit të prishur nga Belgjika

Seanca e Kuvendit ka nisur me shqetësimin e deputetit të PDK-së lidhur me eksportimin e mishit të skaduar nga Belgjika, duke thënë se në momentin që është nënshkruar MSA-ja, edhe ky shtet ka obligim ta respektoj karshi Kosovës.

Deputeti Bekim Haxhiu duke komentuar skandalin e që ka dal në shtetin e Belgjikës, ku sipas të dhënave të këtij shteti afër për 200 mijë kilogramë mish të skaduar janë eksportuar në Kosovë.

Kur Kosova ka nënshkruar MSA-në, obligimet janë të dy anshme, Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës e cila ka bërë të ditur se që nga viti 2016 nuk ka hyrë mish i tillë në Kosovë , por shtoi se Dogana është e detyruar të publikojë sa mish ka hyrë para vitit 2016, pasi mbi 200 mijë kilogramë, i bie mbi 1 milion porcione mish. /Telegrafi/