LAJMI I FUNDIT:

Seanca kundër Ymerit dhe Selimit vazhdon me dëshmitarët

Seanca kundër Ymerit dhe Selimit vazhdon me dëshmitarët

Pas një pauze të shkurtër në Pallatin e Drejtësisë pritet që të vazhdojë seanca gjyqësore kundër deputetëve Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi.

Këta dy së bashku me ish-deputetin e VV-së, Florin Krasniqi dhe njërin nga aktivistët, Besart Bujupi, akuzohen se kanë rrahur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu më 28 qershor 2012.


Në seancën e paradites rrëfimin e tij për ngjarjen ia ka treguar Bekim Haxhiu, që në këtë rast është palë e dëmtuar.

Në vazhdim pritet që dëshminë e tij ta japë dëshmitari, Labinot Bajraktari ndërsa në pjesën e parë ka dëshmuar zyrtari policor, Enver Bimbashi. /KP/