LAJMI I FUNDIT:

Seanca e radhës e Grupit të Kumanovës, sot dëshmon Valdet Zekaj

Seanca e radhës e Grupit të Kumanovës, sot dëshmon Valdet Zekaj

Sot vazhdon seanca për Grupin e Kumanovës ku dëshminë e tij duhet ta jep njëri nga anëtarët e grupit, Valdet Zekaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar dëshmoi Enver Hoxha – Klain, i cili i hodhi poshtë të gjitha akuzat për terrorizëm. Hoxha shtoi se në Maqedoni kishte ardhur për shkak të të drejtave të shqiptarëve. Ai nuk përmendi emra njerëzish.


Përndryshe, në këtë rast janë të akuzuar 37 persona të përfshirë në luftimet në Lagjen e Trimave më 9 dhe 10 maj të vitit 2015./Telegrafi/