Publiku shqiptar po përgatitet për një serial të ri që premton momente të veçanta humori, situata të paparashikueshme dhe marrëdhënie intriguese mes personazheve.

Në qendër të ngjarjes është Daniela, e cila punon në qendrën e thirrjeve të 99esim.com dhe pranon vazhdimisht telefonata dhe mesazhe nga qytetarët.


Ajo tregon se si aktivizohet 99esimi dhe përfshin edhe kryetarin Aqif Reqani në këto biseda, duke e bërë çdo episode të mbushur me humor, situata të papritura dhe një gjysmë-romancë të lehtë mes dy personazheve kryesorë.

Ngjarjet e serialit sjellin momente që të bëjnë të qeshësh, por gjithashtu tregojnë edhe anën njerëzore dhe të ndjeshme të personazheve, duke e bërë historinë tërheqëse për një spektër të gjerë shikuesish.

Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë sesi personazhet trajtojnë hallet e qytetarëve dhe ndërveprojnë mes tyre, duke krijuar situata komike dhe dramatike njëkohësisht.

Së shpejti në YouTube dhe rrjetet sociale të 99esim.com

Aktorë: Butrint Lumi dhe Advije Ukça

Skenari: Ard Islami

Regjia: Jon Saqipi

Producentë: Fisnik Ademi dhe Ard Islami

Prodhuar nga: CBC për 99esim.com /Telegrafi/