LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti hapet kinemaja më e madhe në Kosovë ‘CINEMARINE Europe’

Së shpejti hapet kinemaja më e madhe në Kosovë ‘CINEMARINE Europe’

Nga muaji dhjetor 2019, adhuruesit e kinemasë në Kosovë përherë të parë do të mund të përjetojnë avantazhet e standardeve të reja dhe luksoze të industrisë së kinemasë.

Zinxhiri i njohur i kinemave CINEMARINE Europe vjen përherë të parë në Prizren, Kosovë në kënaqësi të adhuruesve të kinematografisë, zbavitjes dhe evenimenteve të shumta kulturore. CINEMARINE Europe ofron komfor unik përmes shërbimeve superiore dhe teknologjinë më bashkëkohore.

Kinemaja CINEMARINE Europe paraqet kompleks të përbërë prej 8 sallave me 1,300 ulëse. CINEMARINE Europe do të ofrojë dhe shërbimin e hyrjes VIP sipas standardeve më bashkëkohore si dhe të gjitha shërbimet dhe qasje të lehtë të personave me aftësi të kufizuara.

Për herë të parë në Kosovë, CINEMARINE Europe sjell sistemin e projektimit SONY me cilësi të imazhit 4K si dhe sistemin e avancuar Dolby ATMOS që siguron 3D zërimin. CINEMARINE Europe vjen me avantazhe të shumta për adhuruesit e kinemasë, që nga qasja e lehtësuar për persona me aftësi të kufizuara, sistem të sofistikuar sigurimi dhe anti-zjarr, dalje emergjente nga çdo sallë, tarracë për duhanpirës, sallë për fëmijë me përcjellje live me IP në telefon, orendi dhe ulëse luksoze dhe shërbim superior për të siguruar kënaqësinë dhe komforin e vizitorëve të të gjitha gjeneratave. Njëra nga risitë është shfaqja e filmave turke në të njëjtën kohë si në Turqi.

Përpos 8 sallave për projektime, në suaza të kompleksit të kinemasë CINEMARINE Europe në Prizren, do të jetë në dispozicion salla multifunksionale me kapacitet prej 400 personave. Salla e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit duke përfshirë dhe kabina për përkthim paraqet hapësirë të përkryer për organizimin e evenimenteve të ndryshme: promovime kulturore, teatër, konferenca, trajnime, prezantime afariste, premiera të posaçme, panaire, etj.

Artikull i sponsorizuar