LAJMI I FUNDIT:

Së bashku me Carlos e Pires, Messi merr pjesë në reklamën sensacionale para Kupës së Botës

Së bashku me Carlos e Pires, Messi merr pjesë në reklamën sensacionale para Kupës së Botës

Lionel Messi ka luajtur së bashku me Roberto Carlos për një reklamë të re të mrekullueshme para Kupës së Botës.

Legjenda argjentinase mori pjesë në një reklamë të “Gatorade” të titulluar “90 minutat e ardhshme”. Paraqitja e tij e sheh atë të përmendë rëndësinë e përgatitjes përpara se të dalë në fushë, ndërsa legjenda braziliane Roberto Carlos dhe ish-anësori i Arsenalit, Robert Pires, gjithashtu paraqiten në video.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shfaqet duke stërvitur dhe duke ecur në tunel përpara një loje fiktive, ndërsa Carlos i jep një përshëndetje me kokë. Ylli i Paris Saint-Germain më pas del në fushë përpara se të merr një shishe të “Gatorade”.


Legjenda e Real Madridit dhe Brazilit, Roberto Carlos, gjithashtu u shfaq në reklamë

Messi është deklaruar rreth bashkëpunimit: “Gjatë gjithë karrierës sime, kam mësuar se suksesi është rezultat i një kombinimi faktorësh, por përgatitja luan një rol kyç. Marrja e kohës për të përgatitur trupin dhe mendjen tuaj dhe për të vizualizuar lojën përpara është një aftësi më vete”.

“Kjo është arsyeja pse ka qenë e mrekullueshme të punosh me ‘Gatorade’ për të nisur kampanjën ‘The Next 90 Minutes’, për të ndarë ritualin tim para lojës dhe për të frymëzuar brezin e ardhshëm në rrugën e tyre drejt madhështisë”.

Për të festuar arritjet e jashtëzakonshme të Messit deri më sot, lëshimi në të njëjtën kohë është një version i kufizuar i shishes ikonë ‘Gx’ të ‘Gatorade’, i bashkë-dizenjuar nga vetë Messi. Ilustrimet kapin jetën e tij dhe trashëgiminë epike në shishe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori