LAJMI I FUNDIT:

Schwarzenegger me mesazh për respektimin e masave dhe vaksinimin

Schwarzenegger me mesazh për respektimin e masave dhe vaksinimin
(Foto: Instagram/schwarzenegger)

Arnold Schwarzenegger ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’ua rikujtuar njerëzve coronavirusin dhe respektimin e masave mbrojtëse.

“E vetmja mënyrë për ta parandaluar atë është vaksinimi, mbajtja e maskave, distancimi shoqëror dhe larja e rregullt e duarve, dhe jo mendimi se iu është shkelur disi liria. Jo, ju po e nëpërkëmbni lirinë tuaj”, është shprehur aktori.

Ai shtoi se fakti që njerëzit duan liri nuk është një justifikim për mosrespektimin e rregullave.


“Po, ju keni lirinë të mos vendosni një maskë, por je budalla nëse nuk e mban atë, sepse duhet t’i mbroni të gjithë rreth jush”.

“Nuk dua të paraqes askënd si keqbërës, por thjesht dua t’u them të gjithëve se duhet të ndalojmë së luftuari njëri-tjetrin dhe të fillojmë të punojmë së bashku, sepse virusi ekziston dhe është më mirë të vaksinohemi dhe të vendosim një maskë”, ka theksuar ylli i filmave aksion.

Videoja e tij ngjalli shumë reagime – derisa disa fansa shkruanin se ishin dakord me të, të tjerët i thanë aktorit se i zhgënjeu me këtë postim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori