LAJMI I FUNDIT:

Scholz i thotë Netanyahut se formula e dy shteteve është e vetmja zgjidhje e përhershme

Scholz i thotë Netanyahut se formula e dy shteteve është e vetmja zgjidhje e përhershme

Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi sot në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se aplikimi i formulës së dy shteteve është kusht për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, shkruan Times of Israel.

“Vetëm një zgjidhje me dy shtete e bazuar në negociata do të hapë perspektiva për një zgjidhje të përhershme të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kjo duhet të zbatohet edhe për Gazën dhe Bregun Perëndimor”, tha kancelari gjerman dhe bëri thirrje për rolin qendror të “Autoritetit Palestinez të reformuar”, sipas njoftimit për shtyp të kabinetit të tij, transmeton Telegrafi.


Qeveria e Izraelit refuzon të diskutojë një “zgjidhje me dy shtete”, e cila irriton komunitetin ndërkombëtar dhe Netanyahu ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij ndaj “sovranitetit palestinez”.

Tentoi ta ther policin izraelit, qëllohet për vdekje palestinezi 14 vjeç – publikohen pamjet rrëqethëse
Lexo po ashtu Tentoi ta ther policin izraelit, qëllohet për vdekje palestinezi 14 vjeç – publikohen pamjet rrëqethëse

Diplomatët perëndimorë po përpiqen të promovojnë një zgjidhje që do t’i lejojë izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dy shtete të veçanta dhe sovrane, dhe perspektiva që kjo të ndodhë është zvogëluar nga lufta në Gaza.

Gjermania, ashtu si SHBA-të, e mbështeti me vendosmëri Izraelin pas sulmit të 7 tetorit nga ekstremistët palestinezë në territorin izraelit, dhe fillimit të luftës izraelite në Rripin e Gazës.

Në bisedë, Scholz theksoi gjithashtu “nevojën urgjente për të përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe dërgimin e ndihmave humanitare” për banorët e Rripit të Gazës, duke e quajtur situatën “shumë shqetësuese”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori