LAJMI I FUNDIT:

Scholz për herë të dytë në Izrael që nga fillimi i luftës, do të takohet me Netanyahun

Scholz për herë të dytë në Izrael që nga fillimi i luftës, do të takohet me Netanyahun

Kancelari gjerman Olaf Scholz është paraparë të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, vizita e tij e dytë në Izrael që nga fillimi i luftës në Gazë, që shpërtheu pas sulmi të 7 tetorit nga ana e Hamasit.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për përgatitjet e ofensivës tokësore të Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku Scholz planifikon të dërgojë një paralajmërim urgjent duke bërë thirrje për armëpushim që do të mundësonte lirimin e pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare, për popullatën që ka pësuar shumë në territorin palestinez, transmeton Telegrafi.


Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që sulmoi brenda territorit të Izraelit, ku si pasojë mbi 1.200 persona humbën jetën dhe qindra tjerë u rrëmbyen.

Edhe pse Gjermania mbështet në parim operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, ka kritikuar mënyrën sesi po udhëhiqet lufta ku si pasojë kanë humbur jetën mijëra cilëve.

Scholz ishte planifikuar të arrijë të shtunën në qytetin jordanez Aqaba në Detin e Kuq nga ku do ta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah.

E sot pasdite ai do të niset për në Iz4rael, ku planifikon të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog si dhe ministrin e kabinetit të luftës, Benny Gantz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori