Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger.
Ministrja Tahiri fillimisht foli për rolin që ka luajtur misioni i OSBE-së në shtet ndërtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës si dhe ndërtimin e kapaciteteve organizative qeverisëse si në nivelin lokal por edhe qendror.
Ajo ka vlerësuar gjithashtu edhe rolin e ambasadorit Schlumberger gjatë misionit të tij në këto katër vitet e fundit duke e falënderuar atë për gjithë kontributin e tij në këtë drejtim dhe tha se edhe me shefin e ri të këtij misioni bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në frymën e njëjtë si në të kaluarën.
Ministrja po ashtu tha se OSBE në Kosovë ka pas rol të rëndësishëm edhe në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit.
Ajo tha se për herë të parë në Kosovë, institucionet e Kosovës organizuan zgjedhje të lira e demokratike së bashku me ndihmën e OSBE-së për të vendosur në atë pjesë institucione të lira e demokratike lokale dhe për të shtrirë gjithashtu rendin dhe ligjin e Kosovës edhe në ato komuna.
Ndërsa, ambasadori Schlumberger shprehu falënderime për ministren Tahiri për bashkëpunimin korrekt dhe profesional gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi lart rolin e saj në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit sidomos në ato fusha ku edhe misioni i OSBE-së ka luajtur rol të rëndësishëm.
Ai tha gjithashtu se OSBE do të jetë e angazhuar më tej në forcimin e institucioneve të Kosovës bazuar në standardet më të mira demokratike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251