LAJMI I FUNDIT:

SÇE: Na janë zvogëluar 20.5 milionë euro nga Programi IPA 2

SÇE: Na janë zvogëluar 20.5 milionë euro nga Programi IPA 2

Sekretariati për çështje evropiane (SÇE) përmes një kumtesë me shkrim ka informuar për shkallën e mjeteve të programuara për vitin 2016 dhe gjendjen reale të mjeteve të paangazhuara në fazën e programimit, dhe siç thuhet, deklaratat e Komisionit Evropian dhe informatat në media, që kanë të bëjnë me SÇE si koordinues kryesor i Fondeve IPA në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas dokumentit strategjik kombëtar për Republikën e Maqedonisë, mjetet financiare për programin e vitit 2016 janë 91,6 milionë euro”, theksojnë nga SÇE.


Në programin për vitin 2016 janë programuar gjithsej 64,5 milionë euro dhe atë, siç qëndron, në suaza të programimit vjetor tre aksione – Pjesëmarrja në programet e unionit, Programi aksionar për migrim dhe azil, menaxhimi kufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe Programi aksionar për përkrahje të sektorit privat dhe mjedisit afarist (27,67 milion euro), pastaj programet shumëvjeçare për transport, mjedis jetësor dhe bujqësi (34,22 milion euro – alokim vetëm për vitin 2016) dhe mjete për përkrahje të shoqërisë qytetare (2,65 milionë euro).

Programi për vitin 2016, sipas SÇE-së, gjendet në konsultimin ndërresor në Komisionin Evropian dhe pritet të miratohet deri në fund të vitit nga IPA komiteti në Bruksel, pas çka mjetet do të vihen në dispozicion për shfrytëzim.

“Programimi i IPA mjeteve për vitin 2014-2020 është proces i vazhdueshëm. Deri tani janë programuar IPA mjete për vitin 2014, 2015 dhe 2016, ndërsa në vijim janë përgatitjet për programim për vitin 2017, ku pritet të definohen programe njëvjeçare plotësuese për sektoret: Demokraci dhe qeverisje, Reforma në Administratën publike, Menaxhim me financat publike, Mekanizëm për përkrahje të procesit të Integrimit evropian, Programe të Unionit dhe Arsimit, punësim dhe politika sociale, duke e përfshirë edhe integrimin e komunitetit rom”, thuhet në kumtesën me shkrim të Sekretariatit për çështje evropiane./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori