LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u i pakënaqur nga vendimi i Qeverisë: Kërkuam nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave

SBASHK-u i pakënaqur nga vendimi i Qeverisë: Kërkuam nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Pavarësisht kësaj ndihme, jo të gjithë përfituesit janë të kënaqur nga vendimi i Qeverisë.


Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala në RTV Dukagjini ka thënë se kjo ndihmë është hap pozitiv, por nuk i plotëson kërkesat e punëtorëve të arsimit.

“SBASHK-u ka kërkuar që ndihma prej 100 euro do të duhej të vazhdonte deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët
Lexo po ashtu Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Shala tha se me 20 prill do të vendoset nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe këshillat lokale nga çdo komunë për masat sindikale që mund të jenë edhe grevë e përgjithshme.

‘Mirëpo ka vend për reflektim. Ne ende nuk kemi asnjë njoftim në lidhje me përgatitjen e Ligjit të Pagave. Ne thjesht jemi për dialog pasi askush nuk e do grevën”.

“Kërkesa e SBASHK-ut është që të ketë ngritje page prej 100 euro për të gjithë punëtorët e arsimit nga çerdhet deri te arsimi universitar”, ka deklaruar tutje Vjollca Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori