LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u mbledh Këshillin: Greva nuk ndalet deri në plotësimin e kërkesave

SBASHK-u mbledh Këshillin: Greva nuk ndalet deri në plotësimin e kërkesave
Foto: Arkiv

Kur ka hyrë në javën e dytë greva në arsim, udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, janë zotuar se nuk do ta vazhdojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në mbledhjen e Këshillit Grevist të kësaj sindikate, u tha se pa u plotësuar kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë, greva nuk do të ndalet.


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë në këtë mbledhje se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka qenë shumë e vogël.

Jashari u shpreh se me Projektligjin aktual të pagave, janë të nënçmuar.

“Administrata në shkolla, drejtorët e shkollave, administrata e universiteteve, të gjithë duhet të kenë ngritje të koeficientëve për 30%. SBASHK-u e ka thënë se nuk po kërkojmë rritje të pagave, po ngritje koeficientësh. Me projektligjin aktual jemi të nënçmuar”, deklaroi Jashari, raporton Telegrafi.

Kryetari i SBASHK-ut tregoi tri mundësitë që sipas tij, do të ndikonin në vazhdimin e procesit mësimor.

“E para mundësi është që të bëhet ngritja që e kemi kërkuar. E dyta është nëse nuk ka buxhet, të ulet koeficienti, le të ulen koeficientët e presidentit e deri te punëtori teknik. Dhe e treta, duke e parë çfarë ligji është bërë, të tërhiqet dhe pastaj në kohët në vijim institucionet bashkë me sindikatat, dhe ligji të bëhet për të gjithë nënë ose për të gjithë njerkë”, ka thënë Jashari.

Kurse menaxheri i financave në SBASHK, Ymer Ymeri ka vlerësuar se me ofertën e Qeverisë, koeficientët rriten vetëm 0.2%.

Sipas tij, shuma totale e rritjeve del 12 milionë euro në vit, e jo 20 sa ka thënë kryeministri.

“Shuma totale del 12 milionë, por jo 20 milionë sa e përmendi kryeministri. Nëse prap përfshihen të gjithë, pra universitetet dhe punëtorët teknikë, me këtë ngritje nevojiten 17 milionë. Shuma 20 milionë është thënë vetëm sa për opinionin, dhe për të tentuar të fillojë mësimi sot”, ka thënë Ymeri.

Ndyrshe disa komuna, kanë bërë thirrje te mësimdhënësit që ta ndalin grevën dhe të nis mësimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori