LAJMI I FUNDIT:

SBASHK pjesë e demonstratës së mësimdhënësve të Evropës në Bruksel

SBASHK pjesë e demonstratës së mësimdhënësve të Evropës në Bruksel

Konfederata e Sindikatave Evropiane dhe Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) organizojnë një demonstratë të madhe më 26 prill në Bruksel në mbrojtje të profesionit dhe të figurës së mësuesit.

Në këtë demonstratë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të SBASHK-ut të cilët do t’i bashkohen zërit  të kolegëve të tyre nga  e tërë Evropa  për autonomi shumë më të  madhe profesionale,  mbështetje dhe rritje të investimeve  në arsim , kushte shumë më të mira pune , për dialog të mirëfilltë social,  përfshirje të sindikatave në vendimmarrje, për mbrojtje të profesionit dhe figurës së mësuesit  dhe për çështje të tjera  nga aktualiteti në arsim.


“Kjo demonstratë  do të jetë nisje e  aktiviteteve që do të zhvillohen pastaj nga sindikatat anëtare në shtetet e tyre për të sensibilizuar opinionin e për të ndikuar te qeveritë  dhe institucionet tjera krijimin e kushteve  për edukimin sa më cilësor për të gjithë,  për rritjen e buxhetit për arsim dhe  për forcimin e dialogut social . Një aktivitet i vazhdueshëm  në të gjitha shtetet e Evropës do të jetë  insistimi  që sindikatat të jenë kudo  merren vendime për arsimin   e jo t’u serohen vendime   e të kërkohet implementimi i tyre pa  vullnetin e punëtorëve të arsimit”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Përfaqësuesit e sindikatave pjesëmarrëse në demonstratën e 26 prillit  do të jenë të enjten në Bruksel për të zhvilluar takime bilaterale dhe për të marrë informacione të plota dhe këshilla në mënyrë që ky veprim sindikal të jetë i organizuar në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të arrijë efektet e dëshiruara.

Sindikatat pjesëmarrëse në këtë demonstratë do të  kërkojnë një Evropë më të mirë për punëtorët. Do të kërkojnë  që për formësimin e të ardhmes së Evropës figurë kyçe të jetë mësuesi. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori